POZITA GJEOGRAFIKE DHE KUSHTET KLIMATIKE TË KOSOVËS

Nga aspekti gjeografik Kosova ka pozitë mjaftë të përshtatshme ngase shtrihet në pjesën qendrore të Gadishullit Ballkanik. Pozita e tillë ka rol të posaçëm, meqë këtu gërshetohen kahet e rrugëve për në Evropën Qendrore dhe Juglindore. Territori i Kosovës shtrihet në gjerësinë gjeografike 41 shkallë e 48 minuta dhe 43 shkallë e 17 minuta të gjerësisë veriore gjeografike në mes 20 dhe 21 shkallë e 51 minuta të gjatësisë lindore gjeografike. Territori i Kosovës përfshinë sipërfaqen prej 10.877 kilometra katror.

Reliefi

Reliefin e Kosovës e karakterizojnë kurorat malore të zhvilluara për rreth Rrafshit të Dukagjinit dhe Rrafshit të Kosovës Lindore. Kosova ka lartësi mbidetare maksimale 2656 metra dhe më të ultë 273,5 metra. Struktura gjeomorfologjike e Kosovës është e shumëllojshme , e përbërë prej luginave të gjëra e të ngushta të lumenjve të gjerë të trevat kodrinore malore, duke pasur parasysh shkallën e caktuar të kontinentalitetit, kushtëzohet regjimi kalimtar në mes klimës mesatare- kontinentale dhe të asaj mesdhjetare me disa specifitete të konsiderueshme të cilat manifestohen si elemente të klimës subhumide, humide dhe mikrotermale.


Klima dhe kushtet klimatike në Rajonin e Pejës dhe Burimit (Istogut) (1925-2010)

Rajoni i Pejës dhe Burimit (Istogut), në aspektin gjeografik shtrihet në luginat tektonike të rrafshit të Dukagjinit i cili ndodhet rrajzë Alpeve Shqiptare me lartësi mbidetare 2656 metra Gjeravica, bjeshkët e Rugovës, Irzniqit, Isniqit, Strellcit,Ruselia,Shtedimi, Gurrat e bardha dhe Mokna.

Regjioni i Pejës dhe Burimit kanë lartësi mbidetare mesatarisht 498 metra. Klima është kontinentale lindore me primesa të klimës mesdhetare e cila vjen përgjatë pellgut të Drinit të Bardhë. Peja dhe rajoni i Burimit (Istogut) kanë kushte klimatike të volitshme për zhvillimin e bletarisë. Falë kushteve të favorshme klimatike dhe florës së pasur me bimë mjaltëdhënëse këto troje kanë favorizuar kultivimin e bletëve qysh në kohërat e lashta.


Kemi të dhëna që Ilirët kanë qenë bletarë të shkëlqyer dhe mjeshtër të prodhimit të mjaltit. Në mesjetë prodhimet e bletës kanë zënë vend të rëndësishëm në tregtinë që është bërë me Dubrovnikasit.

Karvanët e mëdha tregtare që kanë kaluar nëpër Kosovë që kanë bërë tregti nëpër këto qendra si Prishtinë, Vushtrri, Prizren etj, përveç tregtis me mallra të ndryshme është shit edhe sasi e madhe e dyllit dhe mjaltit. Në këtë periudhë bletët kanë qenë të vendosura në zgjoje të thurura me thupra dhe zguraja të drunjëve.

Tani në Kosovë kryesisht bletohët me zgjojet LR megjithëse në përdorim janë pothuajse të gjitha tipet e zgjojeve por në masë më të vogël.

Flora e Kosovës

Edhe pse për nga madhësia e territorit, Kosova përfshinë një pjesë të vogël të Ballkanit është shumë e pasur me lloje bimore.

Deri më sot në Kosovë janë evidencuar 1800 lloje bimore (supozohet se ky numër mund të jetë rreth 2500). Begatinë më të madhe me lloje bimore e kanë Bjeshkët e Nemura dhe Bjeshkët e Sharrit.


© Copyright 2011 Bletaria KUKLECI. Created by: Luan Matoshi.